image Eskalon çifti në Gjakovë: Sulmojnë fizikisht njëri-tjetrin dhe përfundojnë në Polici

Siguri

Eskalon çifti në Gjakovë: Sulmojnë fizikisht njëri-tjetrin dhe përfundojnë në Polici

news image

Telashet në familjet kosovare nuk kanë të ndalur. Përditë në Polici raportohen numër i madh rastesh, ku konfliktet mes bashkëshortëve shpesh përfundojnë edhe me dhunë fizike, raporton Gazeta Sinjali.

Në Polici mbrëmë ka përfunduar edhe një çift nga fshati Bec i Gjakovës, pasi burrë e grua dyshohet se janë përleshur mes vete.

Sinjali mëson se si pasojë e rrahjes në të cilën u përfshinë, dy të dyshuarit kanë pësuar lëndime të dukshme në fytyrë, për çka edhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

36-vjeçari dhe 22-vjeçarja janë shoqëruar në stacion policor për t’u intervistuar, mirëpo i dyshuari nuk ishte në gjendje që të deklarohej për shkak se ishte nën ndikim të alkoolit.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh, ndërsa e dyshuara është strehuar në strehimore bashkë me fëmijën e saj.

/GazetaSinjali/