Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi duket se i është gëzuar faktit që Liburn Aliu nuk është pjesë e strukturave të reja të Lëvizjes Vetëvendosje.
Arifi në një postim “Facebook”, ka thënë se dikush që synon t’i përçajë shqiptarët e Luginës për interesa të veta, është i destinuar të dështojë.
“Ai që pretendonte të udhëheq me Luginën e Preshevës, duke keqpërdorur Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe partinë e tij. Pra, njëfarë “Perandori” (pas perdeve) i Luginës së Preshevës, sot, paska humbur pozitën kyçe në partinë e tij. Ashtu si dhe e kam paralajmëruar. Kjo është për të përshëndetur”, ka shkruar ai.
Sipas kryetarit të Preshevës, gjithë ata që kanë karakter makiavelist dhe që shtrijnë tentakulat e tyre edhe në Luginën e Preshevës, për të përçarë shqiptarët për interesat e tyre, janë të predestinuar të dështojnë. Si çdoherë, edhe këtë here.