image “Është e kotë ta ngrohësh kolltukun!", jep dorëheqje ministri italian i Arsimit

Botë

Itali/ “Është e kotë ta ngrohësh kolltukun!”, jep dorëheqje ministri italian i Arsimit

news image

“Është e kotë të qëndrosh në ministri për ta ngrohur kolltukun!”. Pas kësaj deklarate, ministri italian i Arsimit, Lorenzo Fioramonti, i Lëvizjes 5 Yjet, ka njoftuar dorëheqjen e tij përmes një letre drejtuar kryeministrit Giuseppe Conte.

Ministri Fioramonti kishte kërkuar fonde të tjera për dikasterin që drejtonte, por që nuk ishin alokuar në ligjin e buxhetit për vitin 2020, të miratuar më 24 dhjetor.

Në mes të dhjetorit, në Trieste, Fioramonti u shpreh se “do duheshin 24 miliardë për shkollat, dhe se 3 miliardë që ai kishte siguruar, nuk ishin mjaftueshëm”.

Ndonëse aktualisht nuk dihet asnjë arsye e vendimit të tij për të dhënë dorëheqjen nga posti, më parë, kur ishte pyetur nëse do të jepte dorëheqjen në mungesë të fondeve për ministrinë e tij, ai kishte deklaruar: “Ose unë shfrytëzoj këtë mundësi për të sjellë një ndryshim, ose është vërtetë e kotë të qëndrosh në ministri për të ngrohur kolltukun”.