image Escobar i prerë për Asociacionin: Nuk mund t’i ikë një parti apo një individ

Politikë

Escobar i prerë për Asociacionin: Nuk mund t’i ikë një parti apo një individ

news image

Ndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, ka deklaruar se Asociacioni i Komunave me Shumicë serbe është obligim i detyrueshëm ligjor për të gjitha palët në Prishtinë.

Ai shtoi se Asociacionit nuk mund t’i ikë një parti apo një individ i caktuar.

“Asociacioni është një obligim i detyrueshëm ligjor ndërkombëtar. Ai e obligon Kosovën, obligon Serbinë dhe e obligon BE-në që e ka udhëhequr, dhe pse ne e kemi përkrahur, është përkushtim i yni. Andaj, një parti dhe një individ nuk mund të ikë nga ai njëanshëm”, tha i dërguari i ShBA-së.

“Ajo që është e rëndësishme për publikun që të kuptojë. Po dëgjojmë nga anëtarë shumë konstruktivë të shoqërisë civile, grupe multietnike që duan që kjo të ndodhë, nga organizata hulumtuese që kanë punuar shumë për të parë se si mund të funksionojë kjo që nuk e rrezikon funksionalitetin e Kosovës ose bie ndesh me Kushtetutën apo me ligjet e saj”.

“Këta janë partnerët nga të cilët do të filloj të kërkoj që të na ndihmojnë t’i krijojmë disa ide dhe të demistifikojnë dhe t’i lehtësojnë disa nga frikët që njerëzit mund t’i kenë për zbatimin e kësaj marrëveshjeje”, shtoi diplomati amerikan.

/GazetaSinjali/