image Erza Muminoviq e bronztë në Kampionatin Evropian, i siguron Kosovës tjetër medalje në xhudo

Sporte Luftarake

Erza Muminoviq e bronztë në Kampionatin Evropian, i siguron Kosovës tjetër medalje në xhudo

news image

Sporti i xhudos i ka sjellur një tjetër medalje shtetit të Kosovës.

Kësaj here ishte garuesja Erza Muminoviq që arriti të fitojë medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian për junior që po mbahet në Luksemburg.

Erza fitoi vendin e tretë në kategorinë deri në 52 kilogramë, në luftë për të bronztën mundi me ippon italianen, Federica Silveri, përmes repesazhit.

Garuesja nga Kosova në përgjithësi pati katër fitore dhe një humbje në këtë kampionat. /GazetaSinjaliSporti/