Ish-futbollisti i njohur i kombëtares së Shqipërisë, Ervin Skela nga sezoni i ardhshëm do ta ushtroj profesionin e trajnerit.
Skuadra gjermane, Eintracht Frankfurt e ka përzgjedhur Skelën si trajner për të udhëhequr grupmoshat u17, transmeton Gazeta Sinjali.
Skela që shumicën e karrierës e ka kaluar në Gjermani, e njehë shumë mirë Bundesligën.
Ish-futbollisti shqiptar në të kaluarën ka luajtur për skuadra të njohura si Bielefeld, Kaiserslautern, Ascoli, Cottbus etj./Gazeta Sinjali/