image Ermali i bën një premtim gruas për fëmijë, do t’ju shkrijë së qeshuri

Bota e Yjeve

Ermali i bën një premtim gruas për fëmijë, do t’ju shkrijë së qeshuri

news image

Veç zërit të mrekullueshëm, një detaj tjetër që e diferencon Ermal Fejzullahun nga artistët e tjerë është edhe sensi i tij i humorit.

Këngëtari i njohur është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Zemër Luana”. Në një moment gjatë lojës, Ermalit i është kërkuar që të bëjë një premtim për partneren e tij, Ariana Fejzullahun. Nëse po prisni ndonjë premtim nga këto që jeni mësuar të dëgjoni shpesh, ky nuk është rasti.

“Unë i premtoj gruas time që nuk do të bëj më fëmiijë,”-është shprehur Ermali, ndërsa të pranishmit kanë shpërthyer në të qeshura.

Kujtojmë që Ariana dhe Ermali aktualisht kanë 4 fëmijë, 3 vajza dhe një djalë. Ana është anëtarja më e re e familjes dhe vajza më e vogël e çiftit.

Mirëpo, ndonëse Ermali u shpreh kështu, partnerja e tij i ka planet e qarta, për të bërë 6 fëmijë. Këtë gjë e ka treguar më herët vetë Ariana në një intervistë tek Rudina, ku u shpreh se ajo dhe Ermali kanë dashur gjithmonë një familje të madhe.

“Me kismet, duam të kemi 6 fëmijë. Do ta shtojmë kombin, për derisa i bëjmë fëmijët e bukur pse jo”,-është shprehur Ariana.

Çifti është shprehur në intervista të mëparshme se nëse do të bëjnë një djalë, emri i tij do të jetë Mali (shkurtesa e emrit Ermal). Ndërkohë Ana ishte shkurtesa e emrit të mamit, Ariana.

/GazetaSinjali/