image Ermali dhe Fifi sjellin projektin 'Përjetësi'

Bota e Yjeve

Ermali dhe Fifi sjellin projektin ‘Përjetësi’

news image

Artistja e njohur Filloreta Raçi ka bashkuar forcat me këngëtarin Ermal Fejzullahu për të sjellur një projekt për fansat e dyshes.

Duke e titulluar ‘Përjetësi’ kjo këngë u ngjyrua me zërat e artistëve që njihen për vokalin e mrekullueshëm që kanë.

Teksa kanë punuar me një ekip të gjerë, teksti u shkrua nga vetë artistja kurse në pjesët e tjera ka kontribuar Fatjon Miftari si producent, Raimon Erni, Arbër Bytyqi dhe shumë të tjerë.

Ndërsa në mënyrë perfekte kënga u vizuelizua edhe me videoklipin e realizuar nga ImagenFilms.

Kujtojmë se kjo është hera e parë që dyshja po bashkëpunon. /Gazeta Sinjali/