Artistja e njohur Filloreta Raçi ka bashkuar forcat me këngëtarin Ermal Fejzullahu për të sjellur një projekt për fansat e dyshes.
Duke e titulluar ‘Përjetësi’ kjo këngë u ngjyrua me zërat e artistëve që njihen për vokalin e mrekullueshëm që kanë.
Teksa kanë punuar me një ekip të gjerë, teksti u shkrua nga vetë artistja kurse në pjesët e tjera ka kontribuar Fatjon Miftari si producent, Raimon Erni, Arbër Bytyqi dhe shumë të tjerë.
Ndërsa në mënyrë perfekte kënga u vizuelizua edhe me videoklipin e realizuar nga ImagenFilms.
Kujtojmë se kjo është hera e parë që dyshja po bashkëpunon. /Gazeta Sinjali/