image Ermal Meta zbulon datën e koncertit në Tiranë

Muzikë

Ermal Meta zbulon datën e koncertit në Tiranë

news image

Këngëtari shqiptar që tashmë ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në Itali, Ermal Meta, do të performojë në Tiranë më 17 shtator, transmeton Gazeta Sinjali.

Kjo është bërë e ditur nga vetë këngëtari nëpërmjet një postimi në Instagram, duke shtuar se koncerti do të jetë falas për të gjithë.

“Siç ishte premtuar ne kemi një datë të re. Pas Taorminës, ne do të kendojmë së bashku nën qiellin e Tiranës. Më 17 shtator në Stadiumin Air Albania do të ndërtojmë së bashku një tjetër kujtim të bukur. Koncerti do të jetë falas dhe ju mund të regjistroheni nga e marta 25 gusht në lidhjen që gjeni në tregimet: Të pres ty!”, ka shkruar Meta./Gazeta Sinjali/