Moderatori dhe humoristi Ermal Mamaqi u ka drejtuar sot të gjithë ndjekëseve të tij në “Instagram” një pyetje mjaft interesante.
Krahas fotografisë së publikuar nga dasma e mikeshës së tij Jonida Vokshi, ku shfaqet i buzëqeshur përkrah bashkëshortes Amarda Toska, Ermali ka shkruar: Hë mi goca, më mirë një burrë me lekë apo një burrë që të bën të qeshësh?
Me ç’kuptohet, ai ka dashur të tregojë se batutat e tij janë vërtetë interesante për të shoqen dhe nënën e dy fëmijëve.