image Ermal Fejzullahu dhe Ledri Vula publikojnë këngën e re

Bota e Yjeve

Ermal Fejzullahu dhe Ledri Vula publikojnë këngën e re

news image

Dy artistët e njohur dhe shumë të përfolur shqiptarë, Ermal Fejzullahu dhe Ledri Vula kanë publikuar projektin më të ri muzikor.

Kënga titullohet “M’ke harru” dhe është publikuar e shoqëruar me videoklip, transmeton Sinjali.

Tekstin e këngës e kanë shkruar: Xheraldina Vula, Ledri Vula, Ermal Fejzullahu dhe Big Bang, ndërsa për muzikën është përkujdesur Ertug.

Kënga është publikuar në kanalin zyrtar të Ermalit në Youtube dhe mbetet të shihet se a do të pëlqehet nga publiku.

Ky nuk është bashkëpunimi i parë i artistëve, pasi që më herët ata kishin publikuar edhe versionin e ri të këngës “Fshatarja ime”. Kënga ishte publikuar vetëm në versionin audio në mars të 2018-së dhe deri më tani numëron mbi 19 milionë klikime në kanalin Youtube./Sinjali/