image Ermal Fejzullahu baba për herë të katërt, vjen në jetë Ana

Gëzim/ Ermal Fejzullahu baba për herë të katërt, vjen në jetë Ana

news image

Pritjes i ka ardhur fundi dhe familja Fejzullahu është shtuar me një pjesëtare të re. Këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu është bërë baba për herë të katërt.

Ai ka publikuar një foto të vajzës së tij, të cilën e kanë quajtur Ana, duke zbuluar kështu dhe pamjen e vogëlushes. “Mirëseerdhe në jetë Ana”, ka shkruar këngëtari krah fotos ku e vogla është e rrethuar nga dy motrat dhe vëllai i saj.

Me siguri ky duhet të jetë një momentet më të lumtura në familjen Fejzullahu, pasi familja e tyre u zgjerua edhe më shumë. Vetëm disa ditë më parë Ariana organizoi një ‘babyshower’ dedikuar më të voglës në familjes.