image Erion Veliaj për koronavirusin: Do e mundim këtë flamë

Rajon

Rajon/ Erion Veliaj për koronavirusin: Do e mundim këtë flamë

news image

Kryetari i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj, ka vizituar familjet e fshatrave më të largëta të Tiranës, të cilave u dërgoi pako ushqimore dhe u premtoi rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Banorëve të fshatrave Çikrezë dhe Morinë, Veliaj u premtoi se nuk do ju mungojë asgjë dhe u shpreh optimistë se do ta mundin “flamën” e koronavirusit.

“Edhe me shtëpinë do të fillojmë shumë shpejt. Na vonoi pak hyri pak epidemia, sepse ishim duke mbaruar me dosjet e tërmetit. Megjithatë, nuk do lëmë gjë mangët, do bëjmë edhe dosjet e do e mundim këtë flamë”, tha Veliaj, teksa shtoi se kjo nismë do të gjenerojë edhe vende të reja pune për banorët e zonës.

I pari i tiranës apeloi që banorët të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre gjer në kapërcimin e kësaj situate, e cila sipas tij është në kontroll, pas masave të marra nga qeveria.

“Epidemia po vihet nën kontroll. Qeveria vërtet është bërë pak e rreptë, por masat janë të drejta. Është më mirë me qenë pak i rreptë në fillim, për t’i mbajtur njerëzit nëpër banesa, sesa të infektohen të gjithë”, u shpreh Veliaj. Ai nënvizoi se ndihmat nuk do të mungojnë te askush që është në nevojë.

“Më shumë ankohen ata që as nuk u është prishur shtëpia, as nuk kanë ndonjë vuatje, e janë shumë herë më kurajozë, më pozitivë, më mirënjohës ata që edhe u është prishur shtëpia, edhe po kalojnë këtë epidemi, të cilët gjejnë forcë për të ecur përpara”, tha ai.

Në njësinë administrative Zall Herr janë 154 familje që marrin ndihmë ekonomike dhe në këtë situatë janë mbështetur edhe me ndihma ushqimore./Gazeta Sinjali/