image Erion Veliaj fiton gjyqin, gjykata dënon Albana Vokshin

Rajon

Shqipëri/ Erion Veliaj fiton gjyqin, gjykata dënon Albana Vokshin

news image

Gjykata e Tiranës dënoi sot me gjobë, nën akuzë për shpifje ish-deputeten e Partisë Demokratike, Albana Vokshi.

Sipas vendimit të gjykatës, Albana Vokshi është dënuar me 1 milion lekë për akuzën e shpifjes ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Vendimin e mori Gjykata paraditen e sotme, pas padisë që kishte ngritur ndaj saj kreu i Bashkisë së Tiranës.

Erion Veliaj paditi ish-deputeten demokrate për shpifje, lidhur me disa deklarata që ajo bëri nga selia e PD-së, duke lëshuar akuza ndaj këtij të fundit.

Gjykata e shpalli ish-deputeten fajtore, pasi akuzat e ngritura nga Vokshi nuk janë provuar prej saj./noa.al