image Eriksen: Tifozët në Premierligë s’janë si në Serie A

Futboll

Futboll/ Eriksen: Tifozët në Premierligë s’janë si në Serie A

news image

Mesfushori i Interit, Christian Eriksen dje pati minutat e tij në derbin e Madonninës ndaj Milanit në fitoren 4:2 të “Nerazurëve”.

Reprezentuesi danez përpak sa nuk shënoi golin e vitit kur “çmendi” shtyllën nga goditja e lire mbi 30 metra larg.

“Do të kem problem të flej sepse isha gati të shënoja. E dija që duhej të qëndroja afër topit dhe t’i provoja disa truke që i kam mësuar” – tha Erikseni.

Tutje, ai foli edhe për tifozët në Itali.

“Tifozët ishin përgatitur për të sulmuar si “ciklon” para ndeshjes. Nuk mund t’I shohësh këto gjëra në Premierligë sepse nuk të lejohet. Këtu mund të dëgjosh “sulme” edhe kur je në autobus rrugës për stadium. Nga aty mund të shohësh se sa impulsive dhe se sa e rëndësishme është ndeshja për ta.

Eriksen është nën kontratë me Interin deri në vitin 2024 pasi u transferua nga Tottenham për 20 milionë euro./Gazeta Sinjali/