image Erëra të fuqishme, thehen shtyllat dhe këputen telat e rrymës në disa qytete të Kosovës

Moti i keq/ Erëra të fuqishme, thehen shtyllat dhe këputen telat e rrymës në disa qytete të Kosovës

news image

Erëra të fuqishme kanë përfshirë Kosovën dje dhe sot. Si pasojë e tyre, janë shënuar një numër i konsiderueshëm i prishjeve në energjinë elektrike.

KEDS ka njoftuar se prishjet janë shënuar veçanërisht në rajonin e Pejës, por ka pasur të tilla edhe në rajonet e Prizrenit, Mitrovicës e Gjakovës, shkruan Gazeta Sinjali.

“Ka shumë shtylla të thyera dhe përcues (tela) të këputur. Dhjetëra ekipe të KEDS-it janë gjatë gjithë kohës në terren dhe po bëjnë maksimumin që prishjet të sanohen në kohën më të shkurtër të mundshme. Për tu evituar këto situata, KEDS po bën investime të fuqishme anëkend vendit, sikurse ka bërë mirëmbajtjen e vazhdueshme të rrjetit. Por, dihet se rrjeti i trashëguar ishte në gjendje mjaft të rëndë që e bën të pamundur të ndërrohet komplet për një kohë kaq të shkurtër”, ka bërë të ditur KEDS-i.

Në këto rrethana, kompania energjetike kërkon mirëkuptimin e konsumatrëve. /Gazeta Sinjali/