image Erdogani premton nga 530 dollarë ndihmë të menjëhershme financiare për të prekurit nga tërmeti

Botë

Erdogani premton nga 530 dollarë ndihmë të menjëhershme financiare për të prekurit nga tërmeti

news image

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, të enjten ka premtuar që njerëzit e prekur nga tërmeti do të marrin një shifër ekuivalente prej 530 dollarë amerikanë për të “zbutur paksa problemin”.

Erdogan ka vizituar Gaziantepin, qyteti që ishte epiqendër e tërmetit, ndërsa ka thënë se shifra e të vdekurve në Turqi pritet të rritet. Aktualisht është mbi 16 mijë. Ndërkohë janë mbi 63 mijë të lënduar dhe gati 6500 ndërtesa të shkatërruara.

“Derisa po bëhet vlerësimi i dëmeve, në këtë moment tranzicioni do të ofrojmë një ndihmë financiare prej 10 mijë lirave (rreth 530 dollaraëve) në ndihmë financiare për qytetarët tonë. Dhe me këtë ndihmë qytetarëve, së paku do të zbusim pak problemet”, ka thënë Erdogan./AP

/GazetaSinjali/