image Erdogani ‘bllokon’ Shqipërinë, policia mbyll rrugët, mijëra vetura presin rrugëve

Shqipëri

Erdogani ‘bllokon’ Shqipërinë, policia mbyll rrugët, mijëra vetura presin rrugëve

news image

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayib Erdogan ka filluar vizitën e tij disa orëshe në Shqipëri. Ai u prit nga kryeministri Rama dhe Truproja e Nderit.

Policia ka ndërmarrë masa të rrepta sigurie me rastin e vizitës së Erdogan në Shqipëri duke bllokuar të gjitha rrugët përreth aeroportit të Rinasit.

Kjo ka shkaktuar bllokim të qarkullimit në disa akse në trekëndëshin Tiranë-Vorë-Laç ku mijëra makina kanë mbetur tashmë në rrugë në pritje të largimit të presidentit turk nga vendi ynë në mënyrë që policia të lirojë rrugët.

/GazetaSinjali/