image Erdogan zbarkon 35 ushtarë turq në Libi, por nuk do të luftojnë

Rajon

Siguri/ Erdogan zbarkon 35 ushtarë turq në Libi, por nuk do të luftojnë

news image

Turqia ka vendosur një personel prej 35 ushtarakësh në Libi, por ata nuk do të marrin pjesë në asnjë luftë, tha Presidenti Rexhep Tajip Erdogan të mërkurën.

“Ushtarët nuk do të luftojnë. Ushtarë të tjerë që do të vendosen më vonë nuk do të hyjnë në asnjë luftim, “i tha Erdogan partisë së tij në pushtet, sipas të përditshmes Hurriyet.

Ai tha që ushtarët po kryenin detyra trainimi dhe koordinimi për Qeverinë e Marrëveshjes Kombëtare të Libisë të njohur nga Kombet e Bashkuara (GNA) me qendër në Tripoli.

Komente u bënë gjatë një takimi me dyer të mbyllura të nivelit të lartë të Partisë qeverisëse për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) të hënën, raportoi Hurriyet.

Parlamenti i Turqisë javën e kaluar miratoi një vendosje ushtarake për të mbështetur qeverinë e Tripolit kundër një sulmi nga ushtarak nga gjenerali Khalifa Haftar.

Libia është futur në kaos që prej një kryengritjeje të mbështetur nga NATO në vitin 2011, që u finalizua me vrasjen e udhëheqësit Muammar Qaddafi. /Gazeta Sinjali/