image Erdogan mbërrin në kryeministri, momenti kur kreh flokët para takimit me Ramën

Shqipëri

Erdogan mbërrin në kryeministri, momenti kur kreh flokët para takimit me Ramën

news image

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan ka mbërritur në kryeministri, ku ka nisur takimin me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Ky i fundit ka publikuar një video gjatë momentit që Erdogan ka mbërritur në ambientet e kryeministrisë dhe pasi ka takuar Ramën, për një moment ka nxjerrë krehrin duke krehur flokët.

Më pas kanë bërë një shtrëngim duarsh përpara kamerave, raporton abcnews.al.

Pas takimit me Ramën, sipas agjendës, ku do nënshkruhen disa marrëveshjeve, do të mbahet edhe konferenca e përbashkët për shtyp./GazetaSinjali/