image Erdogan kërcënon forcat siriane me sulme nëse plagosen sërish forcat turke

Botë

Botë/ Erdogan kërcënon forcat siriane me sulme nëse plagosen sërish forcat turke

news image

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë të mërkurën se nëse sulmohet edhe një ushtar turk, ushtria e shtetit do të sulmojë forcat siriane të mbështetura nga Rusia, gjithandej nëpër Siri.

Erdogan ka thënë se Turqia është e vendosur që të largojë forcat siriane përtej zonave që mbikëqyrin trupat turke në provincën Idlib, andaj u ka bërë thirrje rebelëve sirianë që të mos u japin forcave qeveritare arsye për të sulmuar.

Erdogan ka thënë se për të mbështetur forcat siriane, Turqia do të bëjë atë që është e nevojshme përmes tokës dhe ajrit pa hezitim. 

Dhuna ka shpërthyer në Idlib, javë më parë, pasi forcat qeveritare të përkrahura nga Rusia dhe Irani kanë zgjeruar fushatën e tyre për të fituar kontrollin e zonës së fundit që drejtohet nga rebelët në Siri.

Edhe Turqia e cila është e lidhur  me disa grupe rebele në Siri, ka kryer sulme ditën e martë, pasi 13 ushtarë turq janë vrarë në dhjetë ditëshin e fundit.

“Nëse u krijohet edhe plaga më e vogël ushtarëve tanë, unë po them sot se do të qëllojmë forcat e regjimit kudo që janë, pavarësisht kufijve të Idlibit dhe marrëveshjes së Soçit”, ka thënë Erdogan, i cili iu është referuar paktit për armëpushim të nënshkruar më 2018./Gazeta Sinjali/