image Erdogan del me deklaratë të fuqishme për kufizimet kundër koronavirusit

Botë

Erdogan del me deklaratë të fuqishme për kufizimet kundër koronavirusit

news image

Të hënën Turqia do të rihapë kafenetë, restorantet, parqet dhe vendet e tjera publike, të mbyllura, që nga marsi për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

“Do të hiqen kufizimet e hyrjes dhe daljes për 15 provinca dhe qytete, duke përfshirë kryeqytetin Ankara dhe qendrën financiare Stambollin”, deklaroi presidenti Rexhep Tayyip Erdogan.

“Palestrat, pishinat, kopshtet dhe muzetë do të mirëpresin përsëri vizitorët”, shtoi Erdogan në një fjalim televiziv drejtuar kombit, pas një takimi të kabinetit.

Megjithatë, baret e shishave dhe klubet e natës do të qëndrojnë të mbyllura.

Personat më të rrezikuar janë ata të moshës mbi 65 vjeç dhe më të rinj se 20, pasi kanë qenë nën urdhra të rreptë për qëndrimin në shtëpi.

Erdogan shtoi se të moshuarit dhe të rinjtë nën moshën 18 do të qëndrojnë nën shtetrrethim./ Gazeta Sinjali/