Era Istrefi dje ka treguar me anë të një postimi në InstaStory që është vaksinuar kundër COVID-19. Sot ka njoftuar se ishte vaksinuar me vaksinën e Pfizer.
“Po ndihem normal pasi mora vaksinën kundër Covid. Për ata që më pyetën, ishte Pfizer. Ju dëshiroj shëndet”, ka shkruar Istrefi.
Megjithatë, Era nuk ka treguar se në cilin vend është vaksinuar.