Këngëtarja kosovare Era Istrefi ka publikuar këngën e saj më të re “Alive”, në bashkëpunim me DJ Tunez. Megjithatë, pas ritmit veror dhe energjisë pozitive të projektit, fshihet një histori që ka prekur fansat.
Kënga është shkruar nga Talay Riley, tekstshkrues dhe artist britanik fitues i çmimit “Grammy”, i cili ka bashkëpunuar me disa prej emrave më të mëdhenj të industrisë muzikore, përfshirë Dua Lipën dhe Britney Spears.
Në postimin e saj për lansimin e këngës “Alive”, Era Istrefi i ka bërë homazh Rileyt, duke zbuluar se ai ishte autori i projektit dhe duke shprehur keqardhje që ai nuk arriti ta shohë publikimin e saj.
Edhe pse kënga tashmë është publikuar në platformat muzikore, videoklipi ende nuk është lansuar në YouTube, duke shtuar pritjen dhe kureshtjen e publikut.
Talay Riley ka vdekur më 5 qershor në Londër, pasi u godit me thikë në një incident që është ende nën hetim nga autoritetet britanike. Ai ishte vetëm 35 vjeç, ndërsa lajmi për vdekjen e tij ka shkaktuar reagime të shumta në botën e muzikës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!