image Era Istrefi me projekt të ri muzikor: Do ua bëj ëndrrat realitet

Muzikë

Muzikë/ Era Istrefi me projekt të ri muzikor: Do ua bëj ëndrrat realitet

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Era Istrefi së shpejti do të publikojë projektin e ri muzikorë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë artistja përmes një postimi të publikuar në profilin e saj në rrjetin social Instagram, shkruan Gazeta Sinjali.

“Më keni munguar. Do ta lansoj një “zjarr” së shpejti, do t’ua bëj ëndrrat realitet”, ka shkruar ajo në gjuhën angleze sipër imazhit të publikuar.

Era nuk ka zbuluar detaje rreth projektit që do ta publikojë dhe mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur ajo për fansat e muzikës së saj.

“Let’s Get Married’ në bashkëpunim me Offset dhe Yellow Claw është projekti i fundit muzikor i artistes shqiptare./Gazeta Sinjali/