Era Istrefi po sjell këngë të re pas një kohe të gjatë pauze.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja e cila ka shpërndarë një fotografi të studios muzikore në Instastory.
Ajo nuk ka shkruar asgjë, vetëm fotografinë e ka shoqëruar me një emoji në formë zemre, duke lënë të kuptohet se po përgatitë projekte të reja muzikore.
Kujtojmë se Era Istrefi fitoi famë ndërkombëtare me këngën “BonBon”, e cila e shtyu të zhvendosej në SHBA duke sjellë projekte të tjera në gjuhën angleze për të hyrë në tregun ndërkombëtarë.
Projekti i fundit i Era Istrefit është bashkëpunimi me motrën e saj Nora Istrefi i titulluar “Nuk e di” i cili u realizua para dy vitesh.