image Era Istrefi bën hapjen e "Arenës Kombëtare" me himnin e Kampionatit Botëror

Sport/ Era Istrefi bën hapjen e “Arenës Kombëtare” me himnin e Kampionatit Botëror

news image

Të dielën do të përurohet stadiumi më i madh në trojet shqipfolëse, “Arena Kombëtare”.

Franca me Kombëtaren e Shqipërisë do ta kenë nderin që të luajnë lojën e parë debutuese, në stadiumin e ri të shqiptarëve në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Përpara ndeshjes, përurimi do të jetë edhe më glamuroz me emrat e artistëve që do të performojnë për gjithë të pranishmit dhe teleshikuesit.

“Anabel” ka zbuluar tashmë listën e këngëtarëve që do të zbresin në qendrën e Arenës Kombëtare atë ditë, për të performuar.

Gjithçka do të nisë me këngëtaren e njohur kosovare, Era Istrefi, e cila do të interpretojë këngën “Live it up”, e cila ishte kënga shoqëruese e Kampionatit Botëror 2018, që u mbajt në Rusi.

Pas saj, do të jetë Flori që do të këndojë këngën “Kuq e zi”, e më pas Aurela Gaçe me këngën “Xhamadani vija vija”.

Juliana Pasha do të jetë më pas artistja pasuese me interpretimin e himnit kombëtar, gjersa programi artistik do të përmbyllet me këngëtaren Besa Kokëdhima, e cila do të këndojë për publikun himnin e Francës, “LaMarseillaise”./Gazeta Sinjali/