image Moti gjatë ditës së sotme me diell, pasdite mund të ketë edhe reshje shiu

Kosovë

Moti gjatë ditës së sotme me diell, pasdite mund të ketë edhe reshje shiu

news image

E enjtja do të karakterizohet nga mot i ndryshueshëm. Orët e paradites pritet të sjellin intervale me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa gjatë pasdites vranësirat do të shtohen dhe do të krijojnë kushte për reshje lokale shiu.

Era: kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1–11 m/s

Sa u përket temperaturave, ato do të pësojnë një rënie në krahasim me ditët e fundit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 26 deri në 29 gradë Celsius, varësisht nga rajoni.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/