image Era e fortë rrëzon pemën e Vitit të Ri në Tiranë

Rajon

Siguri/ Era e fortë rrëzon pemën e Vitit të Ri në Tiranë

news image

Era e fortë ka goditur edhe Tiranën gjatë mesditës së sotme.

Si pasojë e erës së fortë janë rrëzuar disa pemë në kryeqytet, njëra prej tyre pranë “Pallatit të Kongreseve”, e cila ka bllokuar qarkullimin.

Si pasojë e erës së fortë është rrëzuar edhe pema e Krishtlindjes në qendër të Tiranës. Deri tani nuk raportohet për lëndime në njerëz.

Pasditja dhe mbrëmja në Tiranë do të jetë me vranësira. Era do fryjë mesatare në tokë ndërsa e fortë në det me shpejtësi 45-50 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 4-5 ballë./Gazeta Sinjali/