Së shpejti pritet që arabët ta marrin nën kontrollë skuadrën e Newcastle. Tashmë dokumentet janë dorëzuar, tashmë pritet vetëm zyrtarizimi.
Sipas ‘Sky Sports’, trajneri i ardhshëm i Newcastle do të jetë Mauricio Pochettino, transmeton Gazeta Sinjali.
Ai u nda me Tottenhamin gjatë këtij sezoni dhe për momentin është pa skuadër.
Pocho e dërgoi në finale Tottenhamin sezonin e kaluar dhe vlerësua lartë strategjia e tij.
Përkundër shumë ofertave, Pocho ende nuk ka zgjedhur ndonjë skuadër për të ardhmen./Gazeta Sinjali/