Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj ka njoftuar se sot do të mbajë një konferencë për media, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit, konferenca do të mbahet në orën 15:00 në selinë e partisë ndërsa ende nuk dihet arsyeja e mbajtjes së kësaj konference.
Njoftimi i plotë:
Kryetari në Detyrë, njëherësh kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj mban sot (e diel, 27 dhjetor) konferencë për media, nga ora 15:00, në zyret e Selisë Qendrore.
Ftohen mediat që ta përcjellin këtë konferencë.
Dita: E diel
Ora: 15:00
Vendi: Selia Qendrore