Deputeti Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, me rastin e 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, sot ka bërë homazhe në Prekaz, siç thotë ai në pikënisjen e lirisë dhe pavarësisë për të kujtuar heroizmin e Adem Jasharit dhe familjes së tij.
Me këtë rast, ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se sakrifica e familjes Jashari është treguesi më i mirë se populli i Kosovës e çmon lirinë.
“Sakrifica e familjes Jashari është treguesi më i mirë se populli i Kosovës e çmon lirinë. Lavdi e përjetshme për ta dhe për të gjitha familjet që dhanë më të dashurit e tyre që ne sot ta jetojmë lirinë dhe ta gëzojmë gjithmonë shtetin tonë. ????????”, ka shkruar Hoxhaj./GazetaSinjali/