Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se subjekti i tij, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare garon për të dalë në vendin e parë, shkruan Gazeta Sinjali.
Hoxhaj tha se situata nuk është e ngjashme si në vitin 2019 dhe 2014, ku PDK-ja nuk favorizohej nga sondazhet.
“PDK-ja në këto zgjedhje garon për vendin e parë. Së shpejti do ta dalim edhe me program politik”, tha Hoxhaj.
Po ashtu, ai deklaroi se në sondazhe partia e tij qëndron jashtëzakonisht mirë.
“Nuk është e krahasueshme me situatën që ishte në 2019’tën, madje edhe në 2014’tën ku të gjithë ishin kundër PDK’së. Por, ne në vitin 2014 dolëm ta parët. Ne me sondazhe jemi jashtëzakonisht mirë”, tha tutje Hoxhaj në T7.