image "Enver Hasani duhet t’i kërkojë falje publike Behgjet Pacollit"
[wp-story id="814678"]

Politikë

“Enver Hasani duhet t’i kërkojë falje publike Behgjet Pacollit”

news image

Deputeti i AKR-së në Kuvendin e Kosovës, Islam Pacolli, është përfshirë në polemikat e Behgjet Pacollit dhe Enver Hasanit.

Përmes një postimi në Facebook, Islam Pacolli, vlerëson se Enver Hasani duhet t’i kërkojë falje publike Behgjet Pacollit dhe familjes së tij.

Ai po ashtu ka shtuar se një njëri që ofendon dhe shan të tjerët si Hasani, nuk meriton të jetë pjesë e stafit të Universitetit të Prishtinës.

Postimi i plotë i tij:

Reagim ndaj deklaratave të Enver Hasani drejtuar z. Behgjet Pacollit dhe familjes së tij

Me shqetësim dhe keqardhje i pranova deklaratat e Enver Hasanit ndaj z. Behgjet Pacollit. Si pikë e parë është për të ardhur keq se si një “profesor” i Fakultetit Juridik dhe ish Kryetar i Gjykatës Kushtetuese të përdorë atë lloj fjalori dhe të shpifë në mënyrën më të paskrupulltë të mundshme. Nuk është në traditën shqiptare që të ofendohet familja e një njeriu, e sidomos nga një njeri që e quan veten “akademik” dhe i edukon brezat e rinjë, ndërsa me shpifjet e tij e ofendoi jo vetëm familjën e tij por edhe shoqërinë në tërësi.

Më tutje Hasani vazhdon dhe thekson z. Behgjet Pacolli nuk është dashur të emërohet Ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës vetëm sepse ka bërë biznes në shtetin rus, dhe shkon dhe më larg duke vazhduar aq neveritshëm me shpifje duke konkluduar se z. Behgjet Pacolli është edhe spiun. Këto janë shpifje dhe deklarata të pamatura të cilat nuk i kanë hije një “profesori” të së Drejtës Kushtetuese. Nëse ka informata të tilla, Hasani e quan vetën njohës të së drejtës andaj duhet ta dijë që ka rrugë ligjore për këto çështje. Por edhe duhet ta dijë që edhe shpifja është një nga veprat më të ndyta që mund të bëjë një njeri, andaj duhet edhe të paditet për këto shpifje.

Me këtë fjalor dhe shpifje që ka bërë ky njeri nuk e meriton të jetë pjesë e Universitetit të Prishtinës, ndërsa me këtë gjuhë që ka përdorur ka ofenduar edhe studentët e tij. Ky njeri sa ishte Kryetar i Gjykatës Kushtetutese e degradoi aq shumë këtë institucion të respektuar me direktiva e për interesa personale. Ky është treguesi më i mirë që ky njeri ka qenë gjithmonë kundër z. Behgjet Pacollit dhe ka punuar kundër tij

Unë, nuk shoh tjetër këtu asgjë pos xhelozi dhe lakmi ndaj z. Pacollit nga ana e Hasanit. Z. Pacolli vjen nga një familje modeste, por bujare dhe punëtore e atdhetare. Nga asgjë ai krijoi atë që shumë pak e bëjnë, gjë të cilën as Hasani nuk ka mundur ta bëjë.

Pacolli dhe familja e tij e kanë ndihmuar gjithmonë popullin shqiptar, e sidomos Kosovën si para lufte, gjatë dhe pas luftës. Ai është një nga njerëzit më kontribues në shtetëndërtimin e Republikës së Kosovës. Kosovës i solli shumë njohje falë angazhimit dhe lidhjeve e renomesë që ka në gjithë botën, si një nga njerëzit më të shquar. Tutje, z. Pacolli është një nga njerëzit më human, por ai është tejet modest dhe nuk iu ndihmon të tjerëve vetëm sa për sy e faqe. Me të mirat që ia ka dhuruar Zoti, ai ndihmon me mijëra familje, ju ka ndihmuar studentëve me bursa e duke ndërtuar e rinovuar Fakultete, ka të punësuar me qindra e mijëra punëtorë, me kushtet më të mira të mundshme në shume vende të botës.

Prandaj shpifjet e Hasanit janë tejet neveritëse, e i njëjti duhet publikisht të dalë dhe urgjentisht t’i tërheqë shpifjet e të kërkojë falje