image Eneda Tarifa tregon se a flet me Fifin pas "Këngës Magjike"

Bota e Yjeve

Showbiz/ Eneda Tarifa tregon se a flet me Fifin pas “Këngës Magjike”

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare, Eneda Tarifa, ka treguar më në fund se a flet me kantautoren gjithashtu të njohur shqiptare, Fifi, pas festivalit të muzikës moderne “Kënga Magjike”.

Shumë media përfolën se marrëdhënia mes dy këngëtareve u ftoh pas shpalljes së fitueses së “Këngës Magjike”, duke prishur miqësinë mes artisteve, transmeton Gazeta Sinjali.

Këtyre lajmeve ka vendosur t’i jap një përgjigje Eneda, në një intervistë të dhënë për mediat e Shqipërisë.

Unë po them që asgjë nga këto nuk është e vërtetë. Unë me Fifin bëmë party, after-party dhe after, after-party. Të nesërmen u zgjuam shumë vonë. Jemi shumë “cool” me njëra tjetrën”, citohet të ketë thënë Tarifa.

Më tutje, ajo ka thënë se e meritonte fitoren në këtë festival.

Kujtojmë se Eneda Tarifa u shpall fituese e këtij viti në “Kënga Magjike 2019” me këngën “Ma zgjat doren”./Gazeta Sinjali/