image Eneda Tarifa shpallet fituese e ‘Kënga Magjike 2019’

Muzikë

Muzikë/ Eneda Tarifa shpallet fituese e ‘Kënga Magjike 2019’

news image

Këngëtarja Eneda Tarifa është shpallur fituese e festivalit ‘Kënga Magjike 2019’.

Eneda është paraqitur në këtë edicion me këngën e punuar nga Flori Mumajesi, ‘Ma zgjat dorën’ dhe ka bërë një performancë fantastike në netët finale.

Vendin e dytë e zuri këngëtarja Fifi, e cila këtë vit është paraqitur me këngën ‘Marova’.

Në vendin e tretë është renditur Anxhela Peristeri me këngën ‘Dikush i imi’./Gazeta Sinjali/