Artisja nga Shqipëria, Eneda Tarifa është rikthyer pas 11 vitesh në festivalin “Kënga Magjike”.
Për tekstin, muzikën dhe gjithë producimin e këngës është përkujdesur Flori Mumajesi.
E njëjta shquhet për zërin e veçantë dhe deri më tani është vlerësuar me disa çmime në festivalet ku ka qenë pjesëmarrëse.
Ajo po ashtu ishte tri herë pjesëmarrëse në festivalin “Kënga Magjike” që prej vitit 2001, këngë e cila u kthye në hit; konkurroi gjithashtu “Kënga Magjike 2006”, ku fitoi “Çmimin Çesk Zadeja” dhe në vitin 2008 u vlerësua me çmimin “Fun Tune”.
Rikthimi i saj u mirëprit nga publiku dhe vetëm për pak ditë ka arritur të shpërndahet gjithandej dhe të marrë reagime të shumta pozitive nga kolegët dhe fansat e saj.
Në edicionin e vitit 2018, këngëtarja e njohur mori pjesë me këngën “Zëri Im”, teksa fituese u shpall Jonida Maliqi me “Njëri nga ata”. /Gazeta Sinjali/