image "Ëndrra po bëhet realitet", Dua Lipa paralajmëron bashkëpunim me Madonnën dhe Missy Elliot

Bota e Yjeve

“Ëndrra po bëhet realitet”, Dua Lipa paralajmëron bashkëpunim me Madonnën dhe Missy Elliot

news image

Këngëtarja kosovare, Dua Lipa ka bërë të ditur se kënga e saj e radhës do të jetë bashkëpunim me dy të preferuarat e saj.

Bëhet fjalë për bashkëpunimin e Dua Lipës me Madonnën dhe Missy Elliot.

Këtë e ka bërë të ditur vet këngëtarja përmes rrjetit social Instagram, duke shtuar se ëndrra e saj po bëhet realitet.

Kënga ‘Levitating’ e publikuar muaj më parë nga shqiptarja, do të ripërpunohet nga Madonna dhe pjesë e projektit që do lansohet me 14 gusht do jetë edhe Missy Elliot. /Gazeta Sinjali/