Pas reagimeve të shumë artistëve për koncertin e Goran Bregoviq në Korçë, ka reaguar edhe artsti i njohur i këtij qyteti, Endri Prifti.
Këngëtari i mirënjohur përmes publikimit të një video të gjatë në Facebook ka folur mbi ngjarjen duke thënë se koncerti do të mbahet dhe kjo jo pa arsye.
Sipas artistit, shënjestrimi i Bashkisë së Korçës është gabim sepse, Bashkia nuk i ka as mundësitë financiare e as teknike për të sjellë Bregoviqin. Gjithçka lihet të kuptohet se është insistim i Kryeministrit Rama.
Prifti për ta ilustruar këtë ka marrë shembull një ngjarje në pandemi kur ka interpretuar nëpër lagje për të argëtuar qytetarët e karantinuar nëpër shtëpi ku Bashkia nuk ka mundur të financojë në vlerë prej 100,000 lekësh (825 euro).
“E di sa kushton ky Bregovic. Llogariteni vetë. Do të vijë të këndojë me 30 veta live, orkestër. Ai është shumë i famshëm. Ku e gjeti Raçka [kryetari i Bashkisë së Korçës] buxhetin? Thirrini mendjes. Kjo është bërë me urdhër nga lart nga babai, babai juaj [Edi Rama], jo babai im. Ai ka dhënë urdhër. Ju i kërkoni Raçkës, anulojeni koncertin. Mbildheni mendjen. Do ta bëjë ai koncertin. Ku janë analistët të diskutojnë se çfarë fshihet?” – shprehet Prifti.
Ai është shprehur i bindur se qoftë nevoja edhe me ushtri, koncerti i Bregovic do të zhvillohet.
“Do ta bëjë ai, do t’iu tregoj edhe dhunën edhe shtetin policor. Do t’iu vë një ushtar, një nga këta që do ta dërgoni. Ca t’ju them unë juve? Ju merreni me lopën [Bregovic]! E dërgon babai juaj të bëjë mu dhe ju thoni pse bën mu. Të merrem unë me lopët? /GazetaSinjali/