Gazeta Sinjali ka raportuar sot gjatë ditës se Naim Gashi, një mësimdhënës 47-vjeçar nga fshati Sapniq i Rahovecit dyshohet se është hedhur nga “Ura e Fshajtë”.
Mirëpo, operacioni për kërkimin e tij në lum nuk ka filluar ende.
Ibrahim Shala, drejtori i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun në Forcën e Sigurisë së Kosovës, tha për Gazetën Sinjali se FSK ka pranuar një kërkesë nga policia e rajonit të Gjakovës që t’i asistojë në operacionin e kërkim-shpëtimit për këtë rast.
Mirëpo, Shala tha se ky operacion nuk ka filluar ende dhe nuk pritet të fillojë sonte, për shkak të motit të keq.
Operacioni për kërkim-shpëtimin e Gashit pritet të fillojë nesër.
“Kërkesën e kemi pranu prej policisë dhe ne do t’i përgjigjemi në atë moment kur policia e sheh të arsyeshme për me u bë intervenimi. Gjatë natës nuk ka mundësi të bëhet, për shkak të motit të keq dhe temperaturave të ujit. Sigurisht se nesër vendoset për këtë punë”, tha Shala./Gazeta Sinjali/