image Ende nuk janë rinumëruar as gjysma e votave nga vendvotimet e kontestuara

Kosovë

QNR/ Ende nuk janë rinumëruar as gjysma e votave nga vendvotimet e kontestuara

news image

Në Qendrën për Numëmërim dhe Rezultate po vazhdon procesi i rinumërimit të votave të 530 vendvotimeve për të cilat vendosi KQZ-së pas rekomandimit se ka pasur parregullësi.  

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka konfirmuar se deri të shtunën në mesnatë janë rinumëruar 219 vendvotime nga 530 sa është totali i tyre.

Ai shtoi se procesi i rinumërimit është duke u vëzhguar vazhdimisht nga vëzhguesit vendorë dhe ndërkombëtarë

Pas rinumërimit të votave të 530 vendvotimeve, KQZ pritet t`I numërojë edhe votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta, para certifikimit të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve./Gazeta Sinjali/