image Ende ka shpresë, 13-vjeçari shpëtohet pas 128 orësh në rrënoja

Botë

Ende ka shpresë, 13-vjeçari shpëtohet pas 128 orësh në rrënoja

news image

6 ditë pas tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë në orët e para të së hënës, shumë persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat, duke i cilësuar një mrekulli nga Zoti.

Në Hatay, një djalë 13-vjeçar është nxjerrë nga rrënojat pasi mbijetoi 128 orë në rrënoja.

Fotot tregojnë Arda Can Ovun duke u nxjerrë me barelë nga një ndërtesë e shembur këtë mëngjes ndërsa përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë në rajonin e Turqisë jugore të shkatërruar nga tërmeti 7.8 ballë.

/GazetaSinjali/