image Ende asnjë reagim nga MPDJ për arrestimin e dy kosovarëve nga policia serbe në kufi

Kosovë

Ende asnjë reagim nga MPDJ për arrestimin e dy kosovarëve nga policia serbe në kufi

news image

Asamblisti i pavarur në Komunën e Podujevës, Blerim Maqestena dhe Berat Mexhuani janë arrestuar dje rreth orës 13:00 nga policia serbe, pasi që dyshohet se aksidentalisht e kanë kaluar kufirin Kosovë – Serbi, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndonëse familjarët e tyre thonë se nuk janë të sigurt as nëse ata janë gjallë ose nuk po keqtrajtohen nga policia, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës nuk ka reaguar ende për arrestimin e tyre.

Gazeta Sinjali ka dërguar pyetje në adresë të kësaj ministrie, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk ka pranuar përgjigje./Gazeta Sinjali/