image Ende asnjë i arrestuar për vrasjen e Engjëll Smërqakut, 19-vjeçarit nga Gjilani

Drejtësi

Ende asnjë i arrestuar për vrasjen e Engjëll Smërqakut, 19-vjeçarit nga Gjilani

news image

Është bërë një muaj që kur 19 vjeçari, Engjëll Smërqaku u ther me thikë për vdekje para banesës së tij në Gjilan.

Deri më tani në lidhje me këtë vrasje nuk ka as një person të ndaluar, raporton Gazeta Sinjali.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Gjilan, Liridona Xheladini, ka thënë për Gazetën Sinjali se deri tani janë intervistuar disa dëshmitarë.

“Lidhur me rastin janë duke u ndërmarrë veprime hetimore në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ku edhe janë intervistuar disa dëshmitarë”, thuhet në përgjigjen e Xheladinit.

Xheladini gjithashtu ka thënë se deri tani nuk ka ndonjë person të ndaluar për vrasjen e Engjëll Smërqakut.

Gazeta Sinjali ka pyetur nëse tashmë dihen motivet që çuan në këtë vrasje, mirëpo Xheladini ka thënë se për detaje shtesë do të njoftohemi me kohë. /Gazeta Sinjali/