image Enca: Erdhi koha t’ju tregoj talentin tim tjetër

Bota e Yjeve

Enca: Erdhi koha t’ju tregoj talentin tim tjetër

news image

Këngëtarja shumë e përfolur shqiptare, Enca Haxhia ka vendosur të tregojë që ka një talent tjetër përveç këndimit.

Artistja këtë e ka bërë përmes një imazhi të publikuar në rrjetin social, Instagram ku numëron mbi dy milionë ndjekës, transmeton Sinjali.

“SURPRIIIIZE!! Erdhi koha t’ju tregoj talentin tim tjeter (gjithmone ka qene enderra ime ne sirtar deri ne momentin dhe rastin e duhur) ne nje superprojekt nga @ermalmamaqiofficial ENCA AKTORE O LAL. Nuk do ju zhgenjej.”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.

Përveç këndimit, Encën tanimë mund ta shihni edhe si aktore në komedinë më të re shqiptare “I love Tropoja” së bashku me Ermal Mamaqin.

Ndryshe, kujtojmë që “Jealous” është projekti i fundit muzikor i Encës që është publikuar në muajin korrik. Kënga deri më tani numëron mbi dy milionë klikime në kanalin Youtube./Sinjali/