image Emri i tij në fushatë zgjedhore, reagon ish-prokurori, Elez Blakaj

Kosovë

Drejtësia/ Emri i tij në fushatë zgjedhore, reagon ish-prokurori, Elez Blakaj

news image

Ish-prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës që u largua për në SHBA, Elez Blakaj, ka reaguar lidhur me fushatën zgjedhore të partive politike ku është përfshirë edhe emri i tij.

Ai ka folur edhe për mundësinë e kthimit të tij në Kosovë si kryeprokuror, ashtu siç kishte deklaruar kandidati i VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Blakaj ka thënë se kryeprokurori Aleksandër Lumezi nuk do të mund të hiqet nga pozita e tij, shkruan Gazeta Sinjali.

“Lidhur me pozitën e Kryeprokurorit, të gjithë e dimë se ka kritere, rregulla dhe procedura të veçanta (sepse është pushtet i ndarë) dhe askush nuk ka të drejtë dhe nuk mund ta caktojë dikë në këtë pozitë sepse nuk është pjesë e ekzekutivit. Andaj nëse dikush tjetër e ka kuptuar ndryshe dhe mendon se është e mundur, e ka plotesisht gabim. Ashtu që sekserët mos të lodhen dhe as mos të friksohën se nuk kanë nevojë të harxhojnë enërgji për ndonjë arsyetim, se Lekën aty e kanë…”, ka shkruar mes tjerash ish-prokurori Blakaj.

Ai tha se e mirëpret çdo nismë për ta pastruar politikën dhe organet e drejtësisë në Kosovë.

“Në Kosovë kemi një realitet te çuditshëm! Po t’i dëgjojsh partitë politike kur flasin për rend dhe ligj dhe kundër kurrupsionit, të mbushet mendja se qytetari i ka fajet, sepse partitë politike për vetveten secila mbetët e pastër, madje e citojnë veteveten edhe si shëmbull!!! Krejt çfarë duhët bërë partitë politike sot për drejtësinë, është që të mos vazhdojnë ta bëjnë të njejtën gjë siç e kanë bërë deri me sot dhe të tregojnë vullnet politik për pastrim (VETING) nga ekspertë të pavarur ndërkombetarë, në mënyrë qe ata/ato që nuk e kalojnë vetingun të mos thirren në PERSEKUTIM!”, ka shkruar Blakaj.

Blakaj ka thënë se asnjëherë s’do të bëhet pjesë e fushatës zgjedhore, duke thënë se nuk synon të lëvizë drejt politikës.

Mes tjerash, Elez Blakaj ka thënë se e përkrahë çdo veprim që i shërben drejtësisë, nga ksuhdo që të vije.

“E konfirmoj se çdo veprim i ndërmarrë, NGA KUSHDO QOFTË, i cili do t’i shërbejë drejtësisë dhe përmirsimit të saj do jem i gatshëm ta përkrahë, sepse kjo ma kujton edhe një thënje te Dr. Prof. Esat Stavilecit i cili thoshte “Më shumë e përkrahi politikën e cila i ka rrënjët në drejtësi se sa drejtësinë e cila i ka rrënjët në politkë”! – Ndërsa lidhur me kthimin tim “e di që shumë kush e mirëpret e gëzohet”, jam deklaruar më heret për këtë çeshtje!” ka shkruar Blakaj.

Ai në fund i ka falenderuar qytetarët, hetuesit, prokurorët dhe gjyqtarët, të cilët Blakaj thotë se i shkruajnë vazhdimisht dhe interesohen për të. /Gazeta Sinjali/