Reperja e njohur nga Prizreni, Tayna, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka treguar se emri i saj është shfaqur në urën e Bosforit, shkruan Gazeta Sinjali.
Përveç emrit, ishin edhe disa fjalë për reperen.
“Sinonim i femrave rebele, Tayna. Guximi për “çmenduri” Tayna”, shkruhej në urë.
Por, këngëtarja nuk ka treguar se nga kush është bërë kjo befasi.
Tayna këto ditë është duke kaluar pushimet në Stamboll.