Christian Eriksen nuk kishte mundur as të imagjionte një rikthim më të mirë tek Kombëtarja e Danimarkës, pas asaj çfarë i ndodhi vitin e kaluar në Evropian.
Danezi bëri rikthimin e tij tek kombëtarja para tre ditësh në humbjen 4-2 ndaj Holandës. Ai u inkuadrua në fillimin e pjesës së dytë për të realizuar gol vetëm dy minuta më pas.
Në miqësoren tjetër të zhvilluar sonte ndaj Serbisë, danezi realizoi sërish gol, duke e harruar krejtësisht atë çfarë i kishte ndodhur vitin e kaluar, shkruan Sinjali Sport.
30-vjeçari realizoi golin e fundit në fitoren 3-0 të Kombëtares së tij ndaj Serbisë, por emocionuese për të ishte fakti se realizoi gol pikërisht në stadiumin ku i ndodhi sulmi në zemër, të Kopenhagës.
Nëse e masim me një distancë kohore, janë 291 ditë mes ndeshjes së fundit ku Eriksen pësoi atakun kardiak, dhe rikthimit të tij tek goli në stadiumin e njëjtë.
Incredible: 291 Days after collapsing to field after a Cardiac Arrest and silencing the Parken Stadium, Christian Eriksen makes the Danish crowd explode with joy as they witness him score a goal on the very same field. Super Human ???????? pic.twitter.com/cIBtP4uthU
— roger bennett (@rogbennett) March 29, 2022
Danezi aktualisht është pjesë e skuadrës së Brentford ku ka nënshkruar një kontrat gjashtë-vjeçare deri në fund të sezonit.