image Eriksen fillon të stërvitet te Ajaxi derisa të gjen skuadër të re

Futboll

Eriksen fillon të stërvitet te Ajaxi derisa të gjen skuadër të re

news image

Christian Eriksen ka filluar të stërvitet te skuadra e Ajaxit, raporton Sinjali Sport.

Danezi ka nisur të ushtrojë me ekipin rezervë të Ajaxit për ta gjetur formën më të mirë, përderisa ta gjejë një klub të ri.

29 vjeçari u largua nga Interi për shkak se nuk i lejohej të luajë me defibrator të zemrës në Serie A.

Për këtë arsye atij iu desh të shkëput kontratën me Nerazzurrin që të vazhdojë karrierën diku tjetër, por ende është agjent i lirë.

Eriksen karrierën profesionale e ka nisur te skuadra holandeze në vitin 2010 duke zhvilluar 113 ndeshje deri në vitin 2013.

/Gazeta Sinjali Sporti/